Ka nisur seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali nisi fjalimin me prejardhjen e asaj, derisa theksoi se ka prejardhjen nga Kosova.
Kryeparlamentarja shqiptare nënvizoi se Kosova dhe Shqipëria janë një gjak e një gjuhë.
“Secili nga ne njëkohësisht është nga Durrsi e Gjakova, nga Drenica e Shkodra, nga Korça e Peja, sepse jemi një gjak e një gjuhë, një histori e një kulturë. Emocion i thellë dhe kënaqësi e pafund në këtë mbledhje të përbashkët mes dy Kuvendeve tona. Por ka një problem, ne që po takohemi jemi pak, duhej të ishim më tepër, duhej të ishim me mijëra me qindra e mijëra e sërish pak janë”, tha Spiropali.
Spiropali tha se për bashkimin e madh të shqiptarëve duhet pritur ende, të qenit të gjithë shqiptarët bashkë në mbledhje të tilla, nuk i bëjnë askujt dëm
“Për të realizuar ‘superbashkimin’ duhet me prit. Por kur s’ke pulën, duhet të hash shpend tjetër thotë populli. Por edhe ai shpend tjetër, duket se është shumë i shijshëm”, theksoi Spiropali gjatë fjalës së saj përshëndetëse.