Brazili dhe Meksika janë përballur në një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fitore arritën brazilianët në fund të ndeshjes me rezultat 3-2.
Ky duel spektakolar është zhvilluar në stadiumin Kyle Field në Teksas ku të pranishëm ishin 102 mijë tifozë.
Edhe pjesa e dytë nisi mirë, pasi Yan Gusto asistoi te Gabriel Martinelli i cili realizoi për 2-0.
Meksikanët u rikthyen në lojë në fund të ndeshjes, pasi realizuan për 1-2 me Quinones në minutën e 71-të, para se Martinez të barazonte shifrat në 2-2 në minutën 90+2.
Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte baras 2-2, në skenë doli dyshja e Real Madridit, Vinicius Junior – Endrick.
Sulmuesi anësorë Vini Jr asistoi për mrekulli te 17-vjeçari Endrick i cili me kokë realizoi për t’i dhënë fitoren Brazilit 3-2.