Albion Rrahmani është futbollisti më i ri i Sparta Pragës.
Sulmuesi kosovar është prezantuar të hënën nga skuadra çeke.
Detajet e kontratës nuk janë bërë të ditur.
Për të siguruar shërbimet e tij, Sparta e Pragës pagoi pesë milionë euro te Rapidi i Bukureshtit.
Nga kjo shumë, 700 mijë euro do t’i takojnë Ballkanit, për shkak se kishte mbajtur 15% të kartonit.
Rrahmani është paraqitur në 29 ndeshje me Rapidin në të gjitha garat.
Ndërsa, ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime.
Ai do t’i bashkohet Ermal Krasniqit, Indrit Tucit dhe Qazim Laçit te Sparta e Pragës.