Spanja e siguron kualifikimin në minutën e fundit, Kosova U19 përshëndetet me Evropianin

Kombëtarja e Kosovës U19 pavarësisht fitores ndaj Ishujve Faroe nuk ka arritur të kualifikohet në “Elite Round” të Kampionatit Evropian Euro 2025.

“Dardanët” e rinj morën fitoren e dytë me rezultat 2:0 megjithatë Spanja shënoi një gol të vonshëm, në minutën e 90-të për t’iu bashkuar Austrisë si dy skuadrat që avancojnë si lider.

Kosova zhvilloi një tjetër paraqitje solide në “Fadil Vokrri”, ku ishin shumë herë më të mirë se Ishujt Faroe.

Dior Gërbovci me një eurogol i dha epërsinë Kosovës pas një asistimi të Gashit (31’).

Kosova vazhdoi të dominojë edhe në pjesën e dytë, ku kapiteni Eliot Bujupi u përkujdes për golin e fitores, duke përfituar nga një gabim i portierit mysafir (52’).

Kur të gjithë po prisnin që Kosova U19 të shkruajë historinë dhe të kualifikohet tutje, Spanja realizoi një gol të vonshëm ndaj Austrisë për t’i eliminuar “Dardanët” e rinj nga ky kompeticion.

Kësisoj, Kosova U19 i mbyllë si vend i tretë me gjashtë pikë, aq sa kanë edhe Austria e Spanja. Fatkeqësisht, golaverazhi luajti rolin kyç në këtë aspekt.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews