Të dielen do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit. I ndjeri do të varroset në orën 14:00 në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Skenderajt.
Faton Hajrizi u vra më 19 korrik 2024 në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës.
Një ditë më herët, Hajrizi dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës në Kosovë më 6 korrik 2024.