Si do të përfitohen  mbi 800 milionë eurot e BE-së me Kuvendin pa kuorum?

Kuvendi i Kosovës, aktualisht nuk ka kuorum, ndërsa janë më shumë se 50 projektligje   që duhen ratifikuar, përfshirë  edhe ligje ndërkombëtare që rrezikojnë të kthehen në stadin zero nëse nuk përmbyllen me votim ratifikues.

Njëri ndër problemet që mund ta godet financiarisht Kosovën me rreth 880 milionë euro, është projekti  i BE-së për Ballkanin Perëndimor ku  gjashtë shteteve  u janë ndarë 6 miliardë euro, që do të jepen në disa faza, mbi të cilat kriteri kryesor është sundimi i ligjit  në legjislacionin e reformuar  me standardet e shteteve të BE-së.

Kosova ka humbur  rreth 500 milionë euro nga sanksionet e BE-së për shkak të aksioneve të pa koordinuara policore në veri të vendit dhe nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët votimi në Kuvend, mbi 800 milionë euro  tjera rrezikojnë të rrëshqasin nga dora.

Kosova  është nënshkruese e Procesit të Berlinit duke  hequr  ndalesën e mallrave serbe në Kosovë, por  gjendja në Kuvendin e mbetur pa kuorum, është e paqëndrueshme për votim, dhe derisa Kosova  shkon  kah zgjedhjet e reja nacionale, shumë fonde  rrezikojnë dështimin.

Pagesat e para të pakos prej 6  miliardë eurosh  për Ballkanin Perëndimor do të fillojnë të ndahen  nga BE në fillim të vitit 2025, por kjo nuk do të ndodh para se ato të nënshkruajnë marrëveshjet dhe t’i ratifikojnë në Kuvendet parlamentare, thuhet në njoftimin e BE-së. Përfituesit janë: Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia.

Deri më tani vetëm Bosnjë dhe Hercegovina nuk i ka përmbushur kriteret  përfituese, pasi nuk ka arritur  të unifikohet rreth nënshkrimit të marrëveshjes e cila ka rëndësi për kthimin e pjesës kreditore që duhet  kthyer te BE-ja.

Gjashtë miliardë euro janë ndarë për  shtetet e Ballkanit Perëndimor, dy miliardë prej të cilave janë  pa kthim e katër miliardë i kthehen BE-së si kredi të buta .

Kosova është përfituese e  këtij programi me rreth 880 milionë euro.

Pjesa e parë prej  7% të pagesës parashikohet të  transferohet nga BE te shtetet  e rajonit,  në fillim të  vitit 2025, por nëse ndonjëri prej shteteve arrin të përmush procesin e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend më heret, mjetet do të deponohen menjëherë.

7% e mjeteve, parashihet të shkojnë në favor të  reformave legjislative që përshtaten me ato të BE-së.

Problemet e Kosovës me mungesën e kuorumit në Kuvend

Me largimin e deputetes Millaku nga  përbërja e grupit parlamentar të LVV-së, Kuvendi ka mbetur pa kuorum .

Kosova  rrezikon t’i kthehen në pikën zero mbi 50 projektligje të votuara në Kuvend ,të cilat duhet ta marrin ratifikimin e Kuvendit, përfshirë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare. Nëse të gjitha këto marrëveshje, kthehen në pikën zero,  për shkak të mungesës së kuorumit, atëherë edhe ratifikimi i marrëveshjes për 880 milionë euro e BE-së rrezikon të mos  kalojë në Kuvend .

Aq më shumë kur BE, gjatë gjithë procesit të realizimit të projekteve, do të ketë  kushte që lidhen me shumicën votuese në Kuvend për të marr dritën jeshile të transferit  të mjeteve nga BE.

Mjetet përfituese, kanë të bëjnë pikërisht me sundimi ne ligjit dhe kontrollin financiar ku bie edhe auditimi konform standardeve të BE-së, që do të thotë mos interferimi i asnjë instance politike në  procedurat e sundimit të ligjit.

Kosova dhe Serbia, përveç standardeve të përgjithshme,  kërkohet të përmbushin normalizimin e  raporteve mes tyre, si  kushte specifike, por pa  specifikuar për publikun, nëse këto kërkesa janë eksplicite  për  zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Projekti aktual, është programi më ambicioz i deritashëm i BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor që shërben si test  provues se cilat shtete  të rajonit, nuk kanë probleme me sundimin e ligjit dhe  bllokada ndëretnike në Kuvendet parlamentare  ku vihen interesat etnike para  interesit të shtetit.

Programi  precizon  më tej se nëse mjetet e BE-së keqpërdoren, ato duhet të kthehen te  fondi nga kanë dalë dhe të jepen për  raste tjera./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews