Shtetasit serb, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan i është caktuar masa e paraburgimit

I dyshuari L.D. është caktuar të paraburgoset për një muaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan më 29 maj të vitit të kaluar.

Ai akuzohet për vepra penale si “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, si dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Gjykata ka vlerësuar se kushtet për caktimin e paraburgimit janë plotësuar, pasi që lënë në liri, L.D. paraqet rrezik që të ikë dhe të shmanget nga procedura penale.

Ai gjithashtu ka qëndruar në arrati deri në momentin e arrestimit dhe ka nënshtetësi të Serbisë, ku edhe punon, e cila e bën të pakapshëm për organet e drejtësisë të Kosovës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews