Shqipëri/ burri vret gruan me sëpatë, më pas vritet nga djali

Një burrë ka vrarë gruan me sëpatë e më pas ka vdekur edhe vet. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Shalë të Konispol, në Shqipëri.

I dyshuari H.I. 69 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar disa herë bashkëshorten e tij Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., i cili më pas ka shtyrë babain nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, burri ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /A2Cnn.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews