Pak më herët ka ndodhur një shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, i cili dyshohet se ka qenë një granatë dore, ku janë dëmtuar dy vetura derisa nuk ka pasur persona të lënduar.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Veton Elshani ka deklaruar se ka ndodh një shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ku janë dëmtuar dy vetura, po ashtu ai ka thënë se aty ka forca të shtuara policore pa përmendur numrin sa, por mjaftueshëm për të kryer punën siç duhet.
“Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes…jemi duke verifikuar vendin e ngjarjes, dhe forca policore ka aq sa janë të nevojshme me u kry puna…pa cek numër”, është shprehur Elshani për Telegram News.