Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një shtëpi në Mitrovicë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur për Telegram News se rasti ka ndodhur sot në rrugën “Xhemail Haxha”.
“Rreth orës 15:40 është raportuar se në rrugën “Xhemail Haxha” në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombol gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë ai.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e rastit.