Shi i rrëmbyeshëm sot në Fushë-Kosovë dhe në rajon të Dukagjinit.
Pas stuhisë së raportuar në Pejë, duket se situatë e njëjtë ka filluar të mbretërojë edhe në rajonet tjera të vendit.
Sipas një postimi në Facebook nga Meteo Ballkan, shihet shi i rrëmbyeshëm që po bie në Fushë-Kosovë, por edhe në rajonin e Prizrenit.
Se do të ketë reshje shiu, është paralajmëruar edhe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.