Serbia shtrenjton autostradat

Nga sot Serbia i ka shtrenjtuar tarifat për shfrytëzimin e autostradave.

Sipas Ministrisë së Transportit atje, ato do të rriten për 10 për qind.

Me këtë hap të ndërmarrë nga Qeveria e Serbisë, do të preken edhe xhepat e diasporës kosovare.

Kjo pasi shumica prej tyre kalojnë përmes Serbisë për të ardhur nga vendet e ndryshme evropiane, për t’i kaluar pushimet e tyre në vendlindje.

Sipas tarifave të reja, në rrugën nga Beogradi në Shid, shoferët tani duhet të paguajnë 4.27 euro në vend të 3.85 eurove. Në rrugën Obrenovac – Prelina, pagesa do të kushtojë 4.79 euro, ndërsa nga Beogradi në Suboticë do të kushtojë 6.84 euro.

Tarifa më e lartë do të paguhet në rrugën nga Beogradi në Dimitrovgrad, 14.27 euro.

Derisa, zbritje prej gjashtë për qind do të ketë për vetura elektrike, e 10 për qind zbritje ka për kamionët me motorë “EURO 6”, shkruajnë mediat serbe.

Në ndërkohë, disa herë Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë thirrje që të shmangen udhëtimet përmes Serbisë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews