Deklarata përbëhet nga 49 pika në të cilat, ndër të tjera, thuhet se “populli serb përfaqëson një entitet unik, se emri i kombit është një dhe se është e pamundur të ndryshohet”.
Siç thuhet, i ashtuquajturi Keshilli gjithë serb deklaron se Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë dhe insiston që të përdoret emri i plotë Kosova dhe M.”
I ashtuquajturi Parlamenti gjithëserb përbëhet nga përfaqësues të serbëve në organet legjislative dhe ekzekutive, anëtarë të akademive të shkencave dhe arteve, anëtarë të kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe dhe përfaqësues të tjerë të popullit serb të ftuar nga organizatorët e “Parlamentit gjithëserb”.
“Parlamenti gjithëserb” konstituon Këshillin Nacional të Popullit Serb, i cili është i ngarkuar me koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e akteve të “Parlamentit gjithëserb”, si dhe akteve të veta.
“Këshilli Kombëtar i Popullit Serb” përbëhet nga: Presidenti i Serbisë, Presidenti i Republikës Serbe, Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës Serbe, kryeministri i Serbisë, Kryeministri i Republikës Serbe, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Presidenti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe Presidenti i Akademisë i Shkencave dhe Arteve të Republikës Serbe, përfaqësues i Senatit të Republikës Serbe dhe president i ‘atdheut serb’.