​Seancë e posaçme në Kuvend të Shqipërisë, votim i fshehtë për emërimin e kryetares së re

Sot në orën 18:00 pritet të mbahet një seancë e posaçme në Kuvend të Shqipërisë. Në këtë seancë, pritet të bëhet votimi i fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Emri i Spiropalit si kandidaturë për krye parlamentare u propozua nga vetë Rama në Kongresin e PS-së që u mbajt të dielën.

Por kandidatura e PS-së për Spiropalin, nuk pengon edhe propozime të reja nga grupet parlamentare të opozitës për kandidatura alternative, të cilat më pas shkojnë për votim.

Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, e solli në vëmendje emrin e Elisa Spiropalit, e cila prej vitesh është ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Po sot në Kuvend socialistët do të jenë edhe në pritje të dekreteve të Presidentit Bajram Begaj, për lirimin nga detyra dhe emërimin e ministrave të rinj të propozuar nga Rama.

Gjithashtu, parlamenti do të votojë hapur për ndryshimet në kabinetin qeveritar, të cilat u shpallën nga kryeministri Rama gjatë Kongresit të PS-së.

Kuvendi do të bëjë edhe dy ndryshime të tjera të rëndësishme. Nënkryetar i Kuvendit nga radhët e socialistëve do të jetë Bledi Çuçi, i cilin deri më tani ka drejtuar grupin parlamentar socialist. Në këtë pozicion Rama propozoi Niko Peleshin, i cili nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes. Taulant Balla u propozua në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ervin Hoxha, si ministër i Brendshëm, Petrit Malaj si ministër i Financave dhe Piro Vëngu si ministër i Mbrojtjes./rtsh.al/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews