Rryma për veriun: S’ka kompensim për milionat e shpenzuara deri më 2012

Qytetarët e Kosovës e kanë humbur të drejtën e tyre ligjore për kompensim për faturat e rrymës që kanë paguar në emër të banorëve të katër komunave veriore, nga viti 1999 deri më 2012.

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se kërkesat për kthim borxhi ose dëme të shkaktuara mund të bëhen në mënyrë retrospektive për vetëm pesë vjet – në të kundërtën, afati ligjor për ushtrimin e kësaj të drejte skadon.

Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se, sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, qytetarët kanë humbur të drejtën për të marrë kompensim për faturat e paguara për 13 vjet. Fillimisht, kompensimi do të fillojë nga 1 qershor i këtij viti për faturat e paguara nga viti 2012 deri në vitin 2017, dhe ky proces pritet të zgjasë deri në vitin 2030.

Vendimi për këtë u mor bazuar në një padi të ngritur nga Avokati i Popullit në vitin 2017. Me kërkesë të gjykatës, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) i detyroi shërbimet e shpërndarjes së energjisë elektrike të kompensojnë konsumatorët.

Edhe pse u pyet për këtë çështje, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila ishte përgjegjëse për faturimin, dhe kompanitë për furnizim me energji, KESCO dhe KEDS, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi në vitin 2021 që të kthejë mbi 40 milionë euro tek qytetarët e Kosovës për kompensim. Vendimi u vërtetua nga Gjykata e Apelit, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese në vitin 2021.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews