Rrëfimi i së dieles: Si e gjunjëzoi në “Emshir” Komandant “Plaku” Draganin?

(Ky shkrim është autentik, intervista është zhvilluar para 15 vitesh me tani të ndjerin Mejdi Asllani (Plaku), që ka ndërruar jetë para një viti.Po e sjellim pa ndërhyrje.)

Njeriu me pseudonimin “Plaku”, që në dukje të parë nuk lë shumë përshtypje guximi të një luftëtari të shkathtë, do të vihej në qendër të vëmendjes për mbrojtje pragu të shtëpisë dhe familjes, duke fituar betejën të thuash të pamundshme.

Mejdi Asllaniu, “Plaku” 65 vjeçar, të dielën dilte nga shtëpia  dykatëshe në Lagjen “Emshiri” të Prishtinës, me mustaqe afër veshëve, i hareshëm se në oborrin e shtëpisë së tij luanin gjashtë fëmijë që i jepnin gjallëri  familjes, e cila kishte qenë në planin e zhdukjes së policit famëkeq të Prishtinës, Draganit të njohur, i pandehur për mafi të rëndë nga organizata kriminale serbe “Dora e zezë”.

Dragani famëkeq, i njohur në Prishtinë si polici me kaubojllëk të shfrenuar, te i cili nuk kërkonte askush llogari, ishte  paralajmëruar nga informacionet e regjimit se po rrezikonte të shkelte në dërrasë të kalbur, pasi Mejdi Asllani nuk do duronte atë të bënte çfarë të dëshironte në shtëpinë e tij, përballë ujësjellësit “Prishtina”.

“O do e sjell të gjallë këtu në stacion, o nuk do të kthehem as vetë”, kishte thënë Dragani.

Mejdi Asllani i njohur si “Plaku i UÇK-së”, më datën 7 maj 1999 me të zbardhur agu i mëngjesit, filloi luftën me pjesëtarët e policisë serbe, të armatosur deri në dhëmbë në Lagjen “Emshiri” dhe la të vdekur disa policë serbë, kurse një tjetër, të plagosur për vdekje.

Ai arriti ta tërheqë të gjithë familjen nga shtëpia në malet e Gallapit, pa therrë në këmbë…

MUP-i i Serbisë, atë ditë rrethoi Lagjen “Emshiri” dhe keqtrajtoi dhjetëra shqiptarë, si dhe bastisi shumë shtëpi ,në kërkim të njeriut që treti  si të mos kishte qenë aty fare.

Policët serbë edhe pas ekspertizës kanë lënë aty fotografitë e policëve në aksion, për t’i dëshmuar Beogradit brutalitetin policor kundër shqiptarëve në Kosovë.

Vrasja e  policëve serbë dhe plagosja e një të tjetri, u shkaktoi huti policëve serbë që harruan aty fotoaparatet, e që u gjetën pas lufte nga pronari Mejdi Sallani.

Lotët e “Plakut” për fëmijët e humbur…

MUP-i i Serbisë kishte pritur ta kapte të gjallë  Mejdi Asllanin, me djemtë në shtëpi. Kishte kohë të gjatë që ata përcilleshin  nga organet e Serbisë dhe kishte ardhur dita t’i kapnin në shtëpi të gjallë.

Policia serbe, ishte e informuar për veprimtarinë e tij ilegale në UÇK.

“Plaku”, kishte vendosur të zbriste në Prishtinë, sapo kishte ndodhur masakra e Abrisë, kur ai në një mbledhje të Shtabit Operativ të Gallapit në Zllash, kishte filluar të qante me lot për fëmijët e humbur të kësaj familje dhe u kishte thënë shokëve se me Serbinë nuk ka kompromis.

“U ndjeva tepër keq kur nisa të qaj si fëmijë në praninë e të tjerëve dhe në atë momen , mesiguri, thash me vete se ata mendonin se e kisha nga pleqëria dhe nuk po mund ta përmbaja veten, se ishte ligështua zemra…

Nuk u morëm vesh për disa gjëra dhe unë, me atë keqardhje, vendosa të zbres në Prishtinë, për ta takuar personalisht Draganin, por jo duke e pritur në shtëpi”, thotë Mejdiu  dhe vazdhon storjen  më të rëndë të jetës së tij:

“Para se të nisesha, e thirra djalin, Asllanin, të vinte me mua në shtëpi në “Emshir”, e UDB-a më kishte përcjell.

Serbët saktë e dinin se dy djemtë e mi Bekimi e Cani, ishin në UÇK. Për mua kishin edhe më shumë informata dhe këtë e dija saktë.

E kishin ditur se vija në shtëpi ndonjëherë, qëndroja pak dhe largohesha për në Zllash.

Kisha mision të posaçëm, të krijoja korridor lidhjeje mes Prishtinës dhe Dardanës.

Ishte ora 6.30 kur e përcolla Fitimin nga shtëpia. Me të përcjellë Fitimin i  lëshova oborrit një shikim dhe pash se çdo gjë ishte në rregull.

Agu kishte mbuluar Prishtinën dhe sipas përvojës, forcat serbe poqe se nuk hidheshin në aksion herën në ag, më nuk vinin gjatë ditës.

Këtë e kisha provuar më 1974, kur më kishin arrestuar serbët”, tregon Mejdi Asllani (“Plaku”).

Posa kam hyrë në shtëpi për të pushuar në dhomë, djalit Asllanit ia lash “Scorpionin” nën jastëk e unë i kisha edhe dy bomba dhe revolen time  që gjithnjë e kisha me vete.

Dragani na ra befas në shtëpi, duke trokitur në derë të vogël, ashtu siç nuk e kanë zakon serbët. Kështu linin përshtypjen se nuk kemi të bëjmë  me ndonjë aksion,  ishte trokitje e lehtë. U ofrova të shihja te dera se çfarë po ndodhte .Bashkëshortja ma tërhoqi vëmendjen se mund të ishin policë serbë dhe posa ngrita perden, policët m’i vunë tytat në kokë. Disa policë tjerë thyen derën dhe u futën brenda.

Ky ishte fillimi i një tmerri që i vinte era luftë, ku dikush prej nesh, o policët,o ne do ta përgjaknim shtëpinë.

Nga ky moment, shtëpia ime u okupua pamëshirshëm nga tytat e automatikëve të policëve serbë”, thotë “Plaku”.

Serbët na zunë të gjallë në shtëpi të gjithë familjen

“Plaku” më pas ka treguar mënyrën e ndërhyrjes së policisë serbe te çdo anëtar i familjes:

“Dy policë serbë kanë hyrë rrufeshëm në dhomën e fjetjes së djemve dhe kanë arritur te Asllani. Njëri prej tyre, është futur në të majtë ku ishte gruaja dhe fëmijët të cilëve ua ka drejtuar tytat e automatikut .Polici i katërt ma ka vënë  tytën e kallashit në kokë.

Serbët na zunë të gjallë në shtëpinë tonë, diçka që nuk e kisha pritur kurrë, sepse duke e ditur rrezikun, kisha bërë kujdestari me gruan  tërë natën në oborr.

Unë dhe Cani kishim bërë plane, nëse serbët futen në shtëpi, njëri do ta hapte derën të tërhiqej nga e djathta ku edhe kishte mundësi strehimi, e ai qe do të mbetej në dhomë do të zbrazte rafalë mbi ta.

Por, plani ynë u fundos që në fillim, meqë serbët na befasuan. Cani ishte në gjumë. Mua duke më shtyrë me tytë më futën në dhomë te Cani, i cili çuditërisht nuk zgjohej nga gjumi.

Kur pash një skenë të tillë, ashtu qysh nuk e kisha menduar kurrë u ndjeva aq keq si kurrë në jetë.

Policia mori hap euforik ta lidhnin në pranga  Asllanin, por kur do fati, njëri polic e ka parë një pjesë të “Scorpionit” nën jastëk dhe ka vrapuar ta merr.

Dragani mori “Scorpionin”, por  Asllani i mori bombën në jastëk dhe ia hoqi siguresën dhe e hodhi në dysheme, duke qenë i gatshëm të çonte  çdo gjë në erë…

Dragani, duke parë se çka po ndodhte, hodhi automatikun dhe “Scorpionin” e  tim biri…Andaj tash mbeti mashtrimi për t’ia marrë bombën. Dragani e dinte fort mirë se bomba nuk guxonte të binte në tokë dhe mundohej ta merrte nga dora dhe ta gjuante sa më larg që ishte e mundur. Tani ishim në rrezik edhe serbët edhe ne.

Dhe, me marrjen e bombës në dorë, krijuam një ekuilibër sado të vogël me policët, por vetëm gruaja dhe fëmijët mbetën në rrezik, sepse ata  po mbaheshin nën tytat e policit tjetër.

Policët përpiqeshin t’ia merrnin djalit bombën…”Mos e gjuaj se do të merremi vesh! Mos e hidh bombën se do të vdesim të gjithë”,  i tha njëri polic.

Cani nuk mund të zaptohej me asnjë kusht  dhe i tha nënës së vet: “Nënë merri fëmijët dhe dil jashtë se i gjallë nuk dorëzohem!”

Ai nuk e dinte se polici i katërt po i mbante fëmijët  dhe nënën e tij nën tytë…

Më është drejtuar edhe mua duke më thënë:

“Babë, merri fëmijët dhe dilni jashtë!”.

As unë nuk isha në gjendje të bëja më shumë, ngase e kisha tytën në gjoks, por në çast hetova se polici që e kishte revolen në brez, as që i shkonte mendja se mund t’ia merrja armën.

Polici që e mbante gruan dhe fëmijët nën tytë, dukej shumë i shqetësuar, i tmerruar. I rrotullonte sytë andej-këndej. Ishte në panik se kur do të kërcet bomba, e Dragani duke parë rrezikun i tha Asllanit:

“Pash Zotin mos e hidh bombën, se na vret të gjithëve!.

Në këtë moment më shkoi mendja ta zbatoja këtë politikë dhe u thashë policëve, lëshojeni djalin se unë e rregulloj këtë punë.

Kjo iu përshtat atyre dhe unë u nisa dejt Canit, duke u shmangur nga polici që ma mbante armën në kokë.

E kam futur dorën  rrëmbyeshëm nën jastëk dhe e kam marr bombën tjetër. Kam dashur të ia heq siguresën, por gishti nuk më bëri punë, pasi para një kohe e kisha lënduar, por imitoja sikur e kisha hequr siguresën.

Dhe kur ia hoqa siguresën me dorën tjetër, polici më goditi me armë. Në këtë rast më ra bomba në dysheme, por nuk eksplodoi.

Policit i mbeti mundësia të më vriste. Ndoshta edhe do më vriste po të mos reagoja shpejt. Ia ngrita me dorën e majtë tytën e automatikut lart dhe arma shkrepi në tavan”, tregom Mejdiu.

“Kur dëgjova  krismën e armës, hodha bombën nga dora  në shtrat dhe e rrëmbeva Draganin. Më dha Zoti forcë… tha se do të dorëzohej sepse e humbi forcën Dragani.

Në atë moment plasi bomba dhe ja preu krahët Draganit. Plasi bomba dhe ia kam  ngritur lartë tytën policit dhe ia kam nxjerrë revolen nga brezi dhe ia kam shkrepë në gojë. Polici u rrëzua.

Në çast i kam thënë Canit a je mirë dhe ai m’u përgjigj se ishte mirë.

Atëherë iu ofrova Draganit dhe ja dhash edhe një plumb. Polici tjetër i cili deshi ta vriste djalin, donte të dilte nga dera. E zura në dhomën tjetër. Edhe këtij ja solla fundin me një plumb në kokë.

Thash me  vete, Zoti gjithmonë është në anën e atij që mbron pragun e shtëpisë së vet.

Në këtë moment m’u kujtua se ka mbetur gjallë edhe në polic i cili mbante familjen time nën tytë, duke iu kërcënuar herë njërit e herë tjetrit…

Ai nga frika kishte ikur në oborr. Nuk kishte pasur zemër ta përdorte armën. Mua më rridhte gjaku nga koka. Nuk ishte plagë e rrezikshme por, edhe në trup ishin shkaktuar lëndime nga shpërthimi i  bombës. Policin e katërt nuk mund ta gjenim askund. Në këto rrethana tubuam familjen dhe u nisëm  për në mal të  gjithë së bashku./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews