Është arrestuar një person në Ferizaj pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë në familje dhe për armëmbajtje pa leje.
Përmes një njoftimi në Facebook, Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit tek 30 vjeçari kanë sekuestruar një armë zjarri.
“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 25.08.2024 rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Policët e rendit dhe hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 30 vjeçar, i cili kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortës së tij. Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas intervistimit për dhunë në familje është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, pas intervisitimit nga hetuesit policorë, i dyshuari për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet tutje në njoftim. /TelegramNews/