Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, mori pjesë në një pritje për Ditën Kombëtare të Ukrainës, duke mbajtur një fjalim në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Ai theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për Ukrainën që nga fillimi i luftës kundër Rusisë, duke shprehur krenari për solidaritetin e Kosovës, pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende si shtet sovran.
Rohde përmendi gjithashtu ndihmën në aspektin ushtarak, politik dhe strehimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë.