Hetimet për shpërthimin në kanalin ujor “Ibër-Lepenc” janë duke vazhduar dhe akuzat e ndërsjella konsiderohen të panevojshme.
Ambasdaori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se të gjithë aktorët, duhet të përmbahen nga akuzat që mund të cenojnë stabilitetin dhe të shkaktojnë frikë te qytetarët.
“Përfaqësuesi i Lartë e cilësoi këtë incident si ngjarje terroriste, të rëndë dhe tani jemi në fazën e hetimit. Nuk mendoj se duhen akuza të tilla, duhen prova. Le ta lëmë hetimin të marrë rrjedhën e tij”.
“Të gjithë aktorët, siç thashë edhe më parë, duhet të përmbahen nga akuzat që mund të cenojnë stabilitetin dhe të shkaktojnë frikë te qytetarët. Deri më tani nuk kishte asnjë informacion të qartë për të vërtetuar identitetin e autorëve. Prandaj, duhet ta lëmë hetimin të vazhdojë”, tha Rohde për RTK2.