Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë në njohje nëse siç tha ai, të dyja shtetet e duan anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Rohde në “X” tha se vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme.
“Normalizimi duhet të rezultojë në njohje, nëse të dyja, Kosova dhe Serbia, duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar “hap pas hapi” rezulton të jetë “tit for tat”* që nuk ndihmon asnjërën palë. Vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme!”, ka shkruar ai.
Normalisation must result in recognition, if both 🇽🇰 + 🇷🇸 want to join 🇪🇺.
Too often what is labelled ‚step by step‘ turns out to be ‚tit for tat‘ that helps neither side. Courageous decisions are much needed!
This & much more I shared w/ @ShpatBlakcori in my interview for Tëvë1 pic.twitter.com/qfRtq2QLYK— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 4, 2024