“Reuters” raporti se një ndërprerje e madhe e energjisë goditi Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe pjesën më të madhe të bregdetit të Kroacisë të premten.
Kjo ndërprerje la pa energji bizneset, mbylli semaforët dhe la njerëzit pa ajër të kondicionuar në një periudhë të nxehtë.
Ministri i Energjisë në Malin e Zi tha se ndërprerja u shkaktua nga një rritje e papritur e konsumit të energjisë për shkak të temperaturave të larta. Energjia u kthye gjatë pasdites ose mbrëmjes, pasi që rrjetet e energjisë elektrike dhe wifi u fikën rreth orës 13:00.
Ndryshimet në furnizimet energjetike të rajonit kanë ngarkuar sistemet e transmetimit, duke shkaktuar shqetësime për mbyllje të mundshme të energjisë në të ardhmen.