Qeveria e Kosovës ka pranuar që të largojë kufizimet ndaj mallrave serbe, pasi Kosova është akuzuar se ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s.
Kosova tani do të përfaqësohet pa UNMIK-un. E pas marrëveshjes për CEFTA ka reaguar UNMIK-u.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, merr parasysh një marrëveshje të arritur më herët sot mes palëve të CEFTA-s, përfshirë UNMIK-un, për miratimin e një vendimi për ndryshimin e Komitetit të Përbashkët të Rregullores së Punës. UNMIK-u ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në lehtësimin dhe mundësimin e bashkëpunimit në CEFTA, duke mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur sot. Ky vendim hapi rrugën për miratimin e marrëveshjeve novator në dobi dhe prosperitet ekonomik të njerëzve në rajon”, thuhet në njoftim e UNMIK-ut.
Lidhur me vendimin e Kryeministrit Kurti për lejimin e mallrave serbe janë dhënë kritika nga opozita.