Reagim pas reagimi për humbjen e 406 pasaportave nga Ministria e Gërvallës

Ministria e Jashtme e Donika Gërvallës është përfshirë në skandale të reja pasi i  ka ndërprerë kontratën kompanisë fituese për transportin e dërgesave postare diplomatike. Ky dikaster është detyruar t’ia ndërpresë kontratën kompanisë “AL DUSHI SH.P.K”që e kishte shpallë fituese para disa muajsh për të transportuar dërgesa postare diplomatike nga Ministria drejt misioneve diplomatike dhe konsullore.

Gjatë së premtes Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka qenë  tema më e zëshme e mediave  të cilat  kanë raportuar për dy skandale në dikasterin që drejtohet nga Donika Gërvalla. Bëhet fjalë për përzierjen e kësaj ministrie në zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025 dhe humbjen e 406 pasaportave të mërgimtarëve.

Në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kjo ministri ka kërkuar nga ambasadorët dhe drejtuesit e misioneve konsullore që të sigurojnë hapësira të reja për votimin e diasporës për zgjedhjet nacionale.

Burime të sigurta nga KQZ i kanë thënë gazetës Telegram News se janë bërë kërkesa të reja të Ministres Gërvalla për hapësira të reja votimi, por KQZ, i njeh legjitime  vetëm 47 vendvotime në 22 shtete  të botës dhe hapësira të reja votimi për zgjedhjet e datës 9 shkurt  nuk do të lejohen.

“KQZ zbaton ligjin për zgjedhjet jashtë shtetit dhe ky organ nuk del jashtë  ligjit që përcakton rregullorja për zgjedhjet. Votohet  në 47 vendvotime në 22 shtete  dhe pastaj një vendvotim kur plotësohet me 1000 votues, ai bllokohet dhe për të votuar në atë vendvotim pastaj kërkohen do rregulla tjera , por ligji e thotë qartë se votohet në hapësirat e ambasadave dhe hapësira që  janë pika legjitime të votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet nacionale”, thotë burimi i Telegram News.

MPJD, ka të drejtën të kërkojë hapësira votimi për mbarëvajtje sa më të mirë të procesit zgjedhor, por KQZ, pranon vetëm votat e dala nga vendvotimet e regjistruara.

Kërkesat e MPJD-së dhe pikat e regjistrimit legal janë dy çështje të ndryshme për të cilat mediat po flasin e shkruajnë nga e premtja.

Problemi i tejkalimit të autorizimeve eventuale të MPJD-së për organizimin e zgjedhjeve jashtë vendit, është nën  vëzhgimin e KQZ-së  dhe ajo që nuk lejohet  nga ligji për zgjedhjet jashtë vendit, nuk do të tolerohet, shtojnë burimet e gazetës.

Por, si u kërkua  hapësira e re votuese  nga MPJD për votim?

Me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor të MPJD-së, lidhur me organizimin e Zgjedhjeve të Përgjithshme 2025, kërkojmë nga ju që me prioritet të kërkoni nga autoriteti komunal\rrethi konsull\operator, informacion mbi mundësitë e ofrimit të hapësirave publike ose publiko/private, me apo pa pagesë, me qëllim të realizimit të procesit zgjedhor përmes votimit fizik, nën kontraktimin dhe shfrytëzimin e përfaqësive diplomatike apo posteve konsullore”, thuhet në kërkesën e MPJD-së.

Burime nga KQZ spikasin, të kenë pasur  probleme me kërkesat enorme të Donika Gërvallës për  hapësira të reja zgjedhore, por KQZ mbetet në qëndrimet e saj ligjore  duke mos pranuar  asgjë më shumë se që është e regjistruar  si pikë legale  për votim  në diasporë.

Humbja e 406 pasaportave dhe mbi 100 letërnjoftimeve, skandali i radhës në MPJD

Skandali tjetër i MPJD-së është humbja e 406 pasaportave  gjatë transportit  dhe mbi 100 letërnjoftimeve, që janë bërë mollë sherri për ndërprerjen e kontratës me kompaninë e autorizuese që kishte fituar tenderin para disa muajsh. Kontrata me këtë firmë ishte  rreth shumë herë më e lartë se konkuruesit tjerë.

Ish ministrja për integrime Evropiane Mimza Ahmetaj e ka cilësuar  MPJD-në  se “gjendet në krizë totale”. Ahmetaj e ka përshkruar gjendjen  në MPJD, alarmante.

“Për shkak të pa aftësisë së Donikës, 400 pasaporta humbën gjatë transportit nga Ministria e Jashtme dhe është ndërprerë kontrata për dërgesat diplomatike, duke i ‘vënë drynin’ Ministrisë. Si mund të ndodhë që një institucion kaq jetik të paralizohet nga menaxhimi i dobët dhe mungesa e përgjegjësisë?

Shok dhe zhgënjim për mërgimtarët tanë! Kërkojmë nga institucionet që të marrin përgjegjësi për të kthyer besimin dhe dinjitetin tek ata që, edhe pse larg, kurrë nuk e harrojnë rrënjën e tyre. Tani është koha që të tregojmë se Kosova i mbron dhe i çmon qytetarët e saj, kudo që janë”, ka shkruar Mimoza Ahmetaj.

Doarsa Kica Xhelili përmes një shkrimi në Facebook thotë se MPJ-ja ka nënshkruar kontratë për dërgesa katërfish më shtrenjtë se apalikuesit e tjerë. “Ministria e Punëve të Jashtme, e nënshkruan një kontratë për dërgesa (postë) 4 fish më shtrenjtë se aplikuesit tjerë, me procedurë të dyshimtë, për këtë punë, në që këto dokumente të vijnë në kohë.Edhe pse shteti paguan gati 6 fish më shumë, dështon. Si në gjithçka tjetër!

Ministrja Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur shpifje të turpshme deklaratat dhe reagimet e mediave dhe zyrtarëve rreth  humbjes së 406 pasaportave gjatë transportit.

“Qenkan aktivizuar me të madhe ata që ua mbyllëm derën e mashtrimit, keqmenaxhimit, ryshfetit, korrupsionit dhe blerjes së gradave diplomatike,  me sulme të reja të mbështetura në dezinformata, duke publikuar tituj që reflektojnë dëshirën e tyre dhe të financuesve të tyre për ta parë Kosovën të dëmtuar e të njollosur, por jo realitetin e ri ku ligji tashmë sundon në tërësi”, ka shkruar Gërvalla.

Gërvalla pasi ka thënë se nuk bëhet fjalë për humbjet të pasaportave ka sqaruar se bëhet fjalë vetëm për vonesën e tyre në destinacion të caktuar.

“E vërteta është se asnjë dokument nuk ka humbur. Bëhet fjalë për një vonesë në mbërritjen e tyre në destinacion e përcaktuar – çështje kjo të cilën MPJD e ka adresuar me vendosmëri tek organet kompetente dhe duke e shkëputur kontratën me operatorin”. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews