Ramën e Kurtin, nuk i bashkon as dita e çlirimit

Në kuadër të çlirimit të Kosovës 25 vjet më parë, krerët e shtetit të Kosovës, Kryeministri i vendit, Albin Kurti e Presidentja Vjosa Osmani do të presin në vizitë Kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe ish-Kryeministrin britanik, Tony Blair.

E Kryeministri i Kosovës do të ketë takim me ish-Kryeministrin britanik Blair duke filluar nga ora 10:45, megjithatë, një takim me Kryeministrin shqiptar, Edi Ramën nuk është paraparë në agjendë.

Në agjendën e tij të ngjeshur nuk përmendet askund emri i Kryeministrit shqiptar Edi Rama, që jep sinjale se as kjo ditë e veçantë siç është përvjetori i 25-të i çlirimit të Kosovës, nuk ka “rregulluar” raportet mes Kurtit e Ramës.

Para pak ditësh kryeministri i kosovës Albin Kurti ka theksuar se krisja kryesore me Ramën ka ndodhur për shkak të qëndrimeve ndaj Serbisë dhe Ballkanit të Hapur.

“E kemi atë dallimin për çështjen e Ballkanit të Hapur, e qëndrimit karshi Beogradit e me radhë por në kuptimin e afrimit, integrimit Kosovë-Shqipëri unë besoj se janë dramatizuar si karikaturë dallimet, ndërkohë që gjërat pozitive janë heshtur disi.”, ka thënë Kurti.

Edhe pse nuk janë kursyer aspak në gjuhën me të cilën i janë referuar njëri-tjetrit dhe margjinat e komunikimit bilateral s’kanë qenë fort pozitive, Kurti vlerëson faktin se bashkëpunimi mes ministrave të dy vendeve ka qenë më i miri se çdo qeveri e mëparshme.

“Në kuptimin e punëve të kryera, rezultateve të arritura mendoj se jemi më mirë se të gjitha qeveritë e mëhershme. Edhe ndonjëherë kur është dukur që ne si dy kryeministra nuk i kemi marrëdhëniet e shkëlqyeshme kjo nuk ka vlejtur asnjëherë për ministrat”, tha Kurti në A2 CNN.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews