Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau disa fotografi nga vizita dhe takimet në New York në javën kur u mblodh edhe sesioni i 79-të i Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së.
Kreu i qeverisë shqiptare u shoqërua nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe veç takimeve me liderët evropianë, zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të 100 shoqatave shqiptare në Amerikë.
Ndërsa publikon fotografi në Facebook, Rama shkruan: Mirmëngjesi dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë.