Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë gati në fund të vitit 2024 për t’u futur në testet e certifikimeve europiane.
Përmes, një njoftimi në rrjetin social Facebook, Rama derisa ka dhënë detaje për këtë, ka publikuar edhe disa pamje.
Ndërsa, ka treguar se ky aeroport do të presë pasagjerët e parë verën e ardhshme.
“Dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e çertifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama.