Forcat opozitare në Kosovë ende nuk kanë arritur ta kenë një opsion për rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta me njëra tjetrën. Ndërsa analist politik tërheqin vërejetjen se segmentet politike më shumë janë të prirura për koalicion se sa për gjetjen e një opcioni të përbashkët.
PDK e sheh rrëzimin e qeveris përmes një mocioni shpërndarjen e kuvendit, kurse LDK kërkon dorëheëqjen e kryeministrit Kurti. Nga ana tjetër AAK kërkon mocion për mosbesim ndaj qeverisë.
Sekretarja e përgjithme e PDK Vlora Citaku thotë se të gjithë po pajtohemi që kjo qeveri është e gabuar që vendi nuk është në drejtimin e duhur. “Atëher mënyra e vetme për ti dhënë Kosovës një alternativë të re është duke shkuar në zgjedhje dhe duke I fituar ato . Ne nuk kemi shtiza për kolegët tanë në opozitë. Ne duam bashkarisht të kemi një mocion përmes së cilit bëhet shpërndarja e kuvendit”, tha ajo.
Ndërsa Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi tha se presin dorëheqjen e kryeministrit pastaj të shkohet në zgjedhje sepse nuk votojmë dhe nuk bëjmë pazar me asnjë parti politike . “Kryeministri duhet të dorëhiqet për atë cfarë I ka bërë Kosovës është prishur ,me të gjithë aleatët tanë dhe me ata të rajonit, e keni parë me cfarë mosmarrëveshje, nuk ka as koordinim dhe presim që sa më shpejtë të jep dorëheqje. Ju e dini që Kosova pas mbi 20 e sa vite ka masa nga BE”, tha ajo
Ndërkaq Time Kadriaj thotë se AAK ka qenë e para që ka kërkuar mocion mosbesimi për qeverin dhe jo shpërbërjen e kuvendit. “Ne qëndrojmë në këtë. Është e drejtë të shpërbëhet parlamenti ndërsa ngelet në qeveri. Qeveria e cila ka perfomancën më të keqe të mundshme dhe është qeveri e cila I ka sjellë dëm Kosovës”, tha ajo.
Por politologu Dritëro Arifi thotë se opozita është kundërshtim me njëra tjetrën . “Kjo po vërehet se nuk ka pasur koordinim praraprak dhe nuk ka as tash koordinim. Por unë mendoj se shpërndarja e kuvendit nuk është opcioni më I logjikshëm I mundshëm në rrethanat në të cilat gjendet Republika e Kosovës. Porr e shoh në prizmin e një pragmatizmi politik, të gjitha partit në njëfarë mënyre tash edhe pse po tregohen të fuqishme apo me vija të ndara përveq PDK që është zbutur jashtëzakonisht shumë por edhe të tjerat nëse ka një ofertë të mirë një program të mirë besoj që secilën parti e shoh në qeverisje me LVV”, tha ai./gazetapuls