Drejtori i Inteligjencës Qendrore Amerikane (CIA) William Burns, qëndroi të enjten në Kosovë vetëm për aq sa duhej të lente porositë e pa publikuara.
Ai erdhi pa paralajmërim në Prishtinë, ashtu siç e përmbushi agjendën jo shumë praktike edhe në Sarajevë e Beograd.
Ajo që dihet sigurt , vizita e papritur e shefit të CIA-s në kryeqytetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ka të bëjë me sigurinë në Bosnjë Hercegovinë dhe në Kosovë, ndërsa Beogradit i janë treguar vijat e kuqe deri ku nuk duhet shkuar në rrezikimin e paqes dhe sigurisë.
Ekspertët e sigurisë rajonale vizitën e shefit të CIA-s në tri kryeqytetet e tri shteteve të armiqësuara me Serbinë, e shohin si vërejtje të fundit për Beogradin dhe rrezikun e shpërthimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.
SHBA-të duan me çdo kusht ta ruajnë rezultatin e Konferencës së Dejtonit më 1995 që prodhoi shtetin federal të BiH, ekzistenca e të cilit është vënë në rrezik nga Rusia përmes Serbisë që stimulon Dodikun, duke e frymëzuar te Putini për një botë të re serbe në Ballkan.
Për sa i përket vizitës në Kosovë, drejtori i CIA-s Burns, supozohet të ketë lënë dy porosi:
Ura mbi Ibër nuk duhet hapur tani dhe prerja e shiritit të gjelbërt duhet të ndodh në koordinim me aleatët dhe porosia e dytë, paralajmërimi për sulm të mundshëm nga Serbia në veri.
Në mungesë të informacioneve të dorës së parë nga vizitat e Bërns në kryeqytetet e armiqësuara, të vetmet burime që kanë dhënë versionet e tyre perceptuese, kanë qenë nga ekspertët e sigurisë dhe kjo ka ndodhur në Sarajevë, Beograd dhe në Prishtinë.
Në të tria kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor të territorit të ish Jugosllavisë, ekspertët shohin se aterimi i pa papritur i kreut të CIA-s ka ndodhur për shkak të rrezikimit të sigurisë në shkallë të gjerë, fitilin e të cilave rreziqe e mban në dorë Serbia brenda investimeve të mëdha të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ku po zihen ngjarje kërcënuese edhe për një front të ri lufte, paralelisht me atë në Rusi e Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme./ Telegram News.