Në Beograd të Serbisë janë duke vazhduar protestat masive, teksa studentët kanë bllokuar disa universitete në Serbi në shenjë revolte për vdekjen e 15 personave në një aksident në stacionin hekurudhor të Nishit.
Protestat kundër regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq i ka komentuar Sofija Mandiq, aktiviste dhe juriste nga Serbia.
Siç raporton N1, medium kundërshtar i regjimit të Vuçiqit, Mandiq është shprehur optimiste, duke theksuar se “jemi duke e dëshmuar fillimin e fundit të regjimit”.
“Do ta përkufizoja kështu, si fillimin e fundit…Është e sigurt se diçka e re po lind” – ka thënë ajo.