Xhiroja e parë në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Suharekës ka përfunduar pa gola.
Kryeqytetasit vazhdimisht kontrolluan lojën, mirëpo në mungesë të fatit, nuk ishin konkret para golit.
Me performancë të jashtëzakonshme u dallua Albin Krasniqi, i cili kishte disa raste shënimi, mirëpo nuk arrinte t’i konkretizonte.
Rasti i parë serioz për mysafirët erdhi tek në minutën e 72-të, kur Mevlan Zeka pati mundësi të mirë shënimi, mirëpo Ardit Nika ishte në vend.
Ndryshe, ky barazim ka vlerë të madhe për Suharekën, marrë parasysh faktin se janë debutues në elitën e futbollit kosovar, duke marrë një pikë në udhëtim te Prishtina.