Prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare “Shota” është prezantuar në panairin ndërkombëtar EUROSATORY në Paris.
Kjo është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet me një kompani 100% shqiptare në këtë panair, ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e vlerëson këtë moment si një arritje të rëndësishme për industrinë e mbrojtjes në Shqipëri.
“Makina ushtarake ‘Shota’ është e pajisur me teknologji të avancuar dhe është e përshtatshme për një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë. Krijimi i kësaj makinë synon të fuqizojë industrinë ushtarake shqiptare,” deklaroi Peleshi në panairin EUROSATORY në Paris.
Panairi po mbahet nga data 17 deri në 21 qershor dhe përveç Shqipërisë, marrin pjesë delegacione nga shtete të ndryshme, përfshirë përfaqësues nga SHBA dhe NATO. /Telegrami/