Policia e Kosovës ka vendosur sot pengesa mbi urën e Bërnjakut.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për Veriun, Veton Elshani kjo po bëhet për të parandaluar kontrabandën në këtë pjesë vendit.
“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme te Ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës”, tha ai.
Derisa ka theksuar se në këtë pjesë momentalisht mund të kalojnë vetëm veturat e vogla e jo kamionët.