Policia arreston 6 persona dhe konfiskon substancë narkotike në vlerë mbi 200 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona dhe ka konfiskuar substancë narkotike në vlerë mbi 200 mijë euro.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi ku thuhet se arrestimet dhe konfiskimet e substancave janë bërë në dy raste të ndara.

Ku në rastin e parë janë arrestuar katër të dyshuar.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në dy raste të ndara në Prizren dhe në Gjilan, ka arrestuar 6 persona të dyshuar për shitblerje të narkotikëve. Rasti 1. Me datën 05.06.2024 rreth orës 22:40, patrulla e autostradës në Prizren, drejtimi i Vërmicës, ka ndaluar dy vetura me targa vendore në të cilat vetura ishin katër të dyshuarit R. V. m/k (viti i lindjes 2002), E. D. m/k (viti i lindjes 1997), P. S. m/k (viti i lindjes 2002) dhe D. T. m/k (viti i lindjes 2001)”, thuhet në njoftim.

Më tej, theksohet se personat e dyshuar janë arrestuar në vendngjarje, derisa si prova materiale janë konfiskuar:

“Substancë narkotike e dyshuar për ekstazi, me peshë të përgjithshme 3 kg e 367 gramë; substancë narkotike e dyshuar për kokainë me peshë të përgjithshme 695.98 gr., substancë narkotike e dyshuar e llojit Crack me peshë të përgjithshme 367.93 gr., substancë narkotike LSD, 154 paketime; substancë narkotike Kanabis Sativa në formë çokolate me peshë 5.9 gr.,  njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese plastike të zbrazëta, të holla (para) në vlerë shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë (7788.85) euro, shtatë (7) telefona mobilë, dy vetura të markës VË-Golf”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se vlera e kësaj substance narkotike sipas tregut dyshohet të jetë mbi dyqind mijë (200.000) euro.

E në konsultim me prokurorin e shtetit është kryer bastisje në disa lokacione, ndërsa nga prokurori i shtetit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë të katër personave të dyshuar.

Derisa në rastin e dytë janë arrestuar personat e dyshuar A. S. m/k dhe B. D. m/k të cilët ishin në një veturë me targa vendore.

“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë konfiskuar:  substancë narkotike e dyshuar për heroinë në peshë 537.8 gr. dhe vlerë rreth 8000 euro, substancë narkotike e dyshuar si marihuanë në peshë të përgjithshme 3. 36 gr., dy telefona celularë, si dhe një veturë “, thuhet tutje./Telegrami.co./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews