Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka përuruar nënkalimin e ri afër Stacionit të Policisë, një projekt që do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe lëvizshmërinë në qytet.
Në ceremoni, qytetarët dhe automjetet e bashkatdhetarëve ishin të parat që e përdorën nënkalimin.
Aliu e përshkroi këtë investim si një “dhuratë” për bashkatdhetarët dhe një hap të rëndësishëm për zhvillimin urban të Ferizajt.
Ai e theksoi se nënkalimi do të kontribuojë në modernizimin e qytetit dhe do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.