Një valë stuhish të dhunshme të shiut goditën Italinë veriore të enjten.
Pamjet e TV-së shtetërore RAI tregojnë pasojat e tmerrshme të kësaj stuhie që ka kapluar veriun e Italisë.
Shpëtimtarët lokalë në Torino, janë ende duke e kërkuar një njeri të humbur, i cili është rreth viteve 60-ta, transmeton Telegram News.
Orange weather alert as the Seveso river overflowed earlier today in Milan
📌 Lombardy | Italy 🇮🇹 #flooding #floods #Milan #Italy #Sevesopic.twitter.com/4QpG12RxbE
— DISASTER TRACKER (@DisasterTrackHQ) September 5, 2024
Dy rajonet e tjera veriore, Lombardia dhe Veneto, u goditën nga përmbytjet e mëdha, gjë që shkaktoi dëme dhe përçarje në qytetin e Milanos, ku u derdhën lumenjtë Seveso dhe Lambro.
Zjarrfikësit në Milano thanë se ata ishin përgjigjur në dhjetëra thirrje për të shpëtuar njerëzit e mbërthyer në makina në nënkalime të përmbytura dhe për bodrumet boshe të mbushura me ujë.
🔴 #Milan Italy 05.09.2024#rain #flood #breaking pic.twitter.com/5SPJ1mqKLl
— WORLD.STORM (@worldstormm) September 5, 2024
Disa shërbime të metrosë duhej të pezulloheshin për shkak të përmbytjeve. Për herë të parë që nga themelimi në 1976, stacioni radio Popolare i Milanos u mbyll sepse qendra e tij e transmetimit u përmbyt. /TelegramNews/