Gani Geci, ish-pjesëtari UÇK-së, ka folur për përfshirjen e emrit të tij në rastin e gjykimit ndaj rastit të Thaçit dhe të tjerëve, në komunikatën 59-të.
Në Kosova Today ai ka thënë se shumë miq të tij u vranë, më parë dhe është përlotur për këtë.
“Merreni me mend është vrarë një djalë që kishte për t’u martuar pas dy jave, Besim Dajaku që kam fjetur një dhomë me të, është vrarë Bekim Kastrati që i ka pasë dy vajza, e këta po më thonë ti nuk bënë të kallxojsh kush të ka vrarë, e ata bënë të më vrajnë mua, a nuk po bojsha për të treguar a?”
“Këta po më thonë mua, këta spiunët e UDB-së, po më thojnë mua nuk mundesh me tregu, kush e ka shkruar komunikatën, e ti nuk mundesh me i kërku, e ti po mujshe me më vra mua e ti nuk po mujshe me kallxu?”
“Kush janë këta, kush janë këta? Këta kanë qenë ata anti-shqiptarët që kanë vrarë paslufte. Hajde unë paskam qenë i keqi, po Xhemajl Mustafa ai e ka pasë një kimik, po Smajl Hajdari, po Ismet Rraci? Hajde unë qenkam i keqi, po Haki Imeri? Hajde unë qenkam i keqi, por presidenti Ibrahim Rugova që ia nxunë pritën e ia qitën bombën, kush ia bëri?”, ka thënë Geci.