Një trafo e rrymës është përfshirë nga zjarri pasditen e së shtunës në fshatin Sopijë të Suharekës.
Me këtë rast thuhet se më pas janë djegur dhe hapësirat përreth.
Sipas njoftimit nga OVZSH-ja,me intervenimin e organizatës vullnetare të zjarrfikësve dhe shpëtimit, zjarri është lokalizuar.
“Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri trafo e rrymës dhe fushat,intervenimi nga zjarrfikësit lokalizohet trafo rrymës dhe zjarri fushor”, thuhet tutje.