Për një vit rreth një milion euro shpenzojnë asistentët e deputetëve të Kosovës

Rreth 1 milion euro u shpenzuan për pagat e shtesat të asistentëve të deputetëve. Kjo shifër u hargjua vetëm nga 5 maji i vitit 2023.

Hiç më pak se 85 deputetë që kanë të angazhuar asistentë, puna kryesore e këtyre të fundit është kontrollimi i e-mailave të deputetëve.

Paga dhe shtesat për asistent kapin shifrën deri 900€ për një muaj.

Angazhimi i asistentëve bazohet në Rregulloren Nr. 08/Rr-004 për shtesa mbi pagën bazë për deputetë dhe për klasifikimin e pagës për Stafin Mbështetës Politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mirlinda Tishukaj, deputete nga radhët e LVV-së, angazhimin e asistentëve e konsideron ndihmesë për shkak të angazhimeve të mëdha.

“Unë kam asistent dhe është ndihmesë e madhe sepse kem pika shumë, ta zëmë 20-30 pika, ka raporte shumë. Qytetarët nuk mund ta dinë sa shumë punë ka që nuk shihet në publik, por për mua angazhimi i tyre është shumë ndihmesë e madhe”, thotë Tishukaj.

Në fund, Tishkuaj u shpreh se nuk i është lejuar ta marrë asistenten në seanca për shkak se nuk ka hapësirë brenda Kuvendit.

Fitim Uka, deputet i Lëvizjes Vetvendosje thotë se ka asistent personal, sikurse çdo deputet tjetër i Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se asistenti personal e ndihmon në pjesën e hulumtimit apo çka do që kërkohet.

“Po dihet ajo që kemi asistent personal secili prej neve, kush ka dashtë me marrë. Roli i tyre është ndihma që ofrojnë në pjesën e hulumtimit, asistimit apo çkado që kërkohet prej deputetit”, tha ai.

Arben Gashi nga LDK-ja thotë se asistenti i tij ka mjaftë punë. Sipas tij, ai monitoron grupet, komisionet dhe përpos pagës nuk ka ndonjë benefit tjetër.
“Po, si anëtar i Grupit kam asistent personal. I monitoron grupet, i monitoron komisionet, i monitoron deputetët në Komision, ka mjaftë punë. Sa e di unë nuk ka asnjë benefit tjetër përpos pagës”, tha Gashi.

Për deputeten e LDK-së, Vlora Dumoshi asistenti/ja i-e saj e ndihmon në të gjitha aspektet, kudo që ajo ka nevojë.

“Na ndihmon në të gjitha aspektet, në mbledhjen e materialeve. Na ndihmon aty ku ka nevojë. Mandej janë me neve gjithë kohën, nëpër komisione parlamentare”, tha deputetja Dumoshi.

Ariana Musliu Shoshi nga PDK-ja thotë se deputeti nuk ka as zyre, as kompjuter, as veturë e as shofer, por të vetmen që ka, sipas saj, është asistentja.

“E kam asistenten prej majit të vitit të kaluar ku edhe ka kaluar vendimi në kryesi të Kuvendit. Deputeti nuk ka as zyre, as kompjuter, as këshilltar, as veturë e as shofer. Pra, me fjalë tjera, më pak ka mundësi konkrete për punë sesa një drejtor i administratës. Të vetmin që ka është asistenti”, tha deputetja e PDK-së.

Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së thotë se angazhimi i asistentëve personal të deputetëve të Kuvendit të Kosovës është nismë e Vetvendosjes dhe kanë bërë punësim të një numri të madh të tyre.

“Asistentët e deputetëve që janë nxjerrë me rregulloren e re e cila praktikisht është në funksion si rezultat i nismës së deputetëve të Lëvizjes Vetvendosje dhe konsideroj që është bërë një numër i madh i të punësuarve. Në këtë relacion i ka konvenuar shumë mazhorancës sepse mbi 50 asistentë janë të punësuar direkt për deputetët e shumicës”, tha deputeti i PDK-së.

Shala shpjegon se kryetarët e Komisioneve nuk kanë të drejtë sipas rregullores të kenë asistentë personal.

“Janë dy kategori të asistentëve, ata që janë me rregullore të përhershme që janë vetëm kryetar të komisioneve dhe asistentët personal që janë marrë tash së fundi. Rregullorja e re nuk ka paraparë asistentë personal për kryetarët e Komisioneve sepse janë llogaritë që e kanë nga një ngaherë dhe tash nuk është e definuar”, tha ai.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje thotë se deputetëve të cilët janë kryetarë të Komisioneve nuk ju takon angazhimi i asistentëve personal.

“Unë nuk kam asistent personal sepse me rregullore të re të Kuvendit, kryetarët e Komisioneve nuk kanë të drejtë për asistent. Në këtë rast, unë që jam kryetare e Komisionit për të drejtat e Njeriut nuk mund të angazhojë një të tillë. Pra, vetëm deputetët të cilët nuk janë kryetar të ndonjë Komisioni mund të kenë asistentë”, tha ajo.

Balje tregoi se ka pasur asistent/e para miratimit të rregullores e cila ua ndalon atyre si kryetar të Komisioneve për një të tillë.
“Unë më herët kam pasur më herët mirëpo pas votimit të rregullore së fundit nuk mund të kem më”, tha ajo.

Erxhan Galushi, deputet në Kuvend të Kosovës thotë se ka asistent personal, që i lejohet sikurse çdo deputeti tjetër.

“Secilit deputetë të Kuvendit të Kosovës i takon një asistent personal me ç’rast edhe unë kam një të tillë. Ai e përcjellë agjendën time lidhur me punën e deputetit që e kam, më njofton lidhur me grupet punuese që i kam, punojmë bashkë. Ai më njofton apo rikujton për çdo aktivitet që e kam dhe më ndihmon lidhur me to”, tha Galushi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews