Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mot pothuajse i ngjashëm do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë fundjavës.
Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 10 deri 13 gradë.
Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 9 – 12 gradë Celsius.