Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për të premten ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor.
Temperaturat minimale sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius ndërsa do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 m/s.
“Kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira për shkak të reshjeve të mjaftueshme të shiut që u regjistruan në ditët e fundit dhe këto kushte të mira meteorologjike e favorizojnë bujkun që mbjelljet e kulturave bujqësore në muajin e ardhshëm t’i kryejnë me sukses”, thuhet në njoftim.