Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.