Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia.

Sipas njoftimit, thuhet se dy automjete me targa serbe janë identifikuar duke hyrë nga Serbia në Kosovë, raporton TelegramNews.

Teksa thuhet së njëri prej automjeteve me të dyshuarin 36-vjeçar është ndaluar, kurse automjeti i dytë  me drejtuesin F.M ka ikur në drejtim të panjohur duke shkaktuar edhe disa aksidente.

“Më 14.08.2024, rreth orës 15:30 në rrugën Dobrosinë-Gjilan, janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyre ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Zyrtarët e TASK FORC-së, kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës dhe rreth 16:45, në Graçanicë automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje nga zyrtarë të Doganës së Kosovës. Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganore që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare. Është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë. Kurse, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M., ka arrit të ik në drejtim të pa njohur duke shkaktuar disa aksidente”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar lokali edhe shtëpia e të dyshuari në Hajvali ku është hasur mall (pajisje elektrike) me origjinë serbe, që dyshohet të jetë futur në vendin tonë si kontrabandë.

“Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit i cili ka dalë në vendngjarje dhe ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit të arrestuar për 48 orë”, thuhet tutje./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews