Njësia e TASK FORC-ës Lindje (e përberë nga Policia Kosovës dhe Dogana e Kosovës), kanë parandaluar edhe një rate të kontrabandës me mallra.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.
“Mē 27.09.2024, rreth orës 16:40, njësia e lartcekur në fshatin Topanicë- Kamenicë, kanë ndaluar automjetin me traga vendore në të cilin janë gjetur gjëra ushqimore që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tone”, thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se vlera e mallit, vlerësohet të jetë rreth 4000€.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet tutje./TelegramNews./