Policia në bashkëpunim me Doganën kanë ndaluar një kontrabandë në brezin kufitar mes fshatit Renatocë dhe Inatocë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se një furgon është vërejtur duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
“Njësia task forcë në përbërje nga Policia dhe Dogana e Kosovës në vazhdën e zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, po ashtu dhe si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale, me datë 29.08.2024 rreth orës 19:00 në brezin kufitar mes fsh.Renatocë-SRB dhe fsh.Inatocë -RKS ka ndaluar një automjet (kombi/furgon) i cili është vënë re duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjatl kontrollit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar 102 kovë gjizë pa dokumente të prejardhjes së mallit.
“Pas ndalimit gjatë kontrollit të automjetiti i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull janë gjetur të ngarkuara 102 kovë me nga 10 kg. gjizë me peshë prej gjithësej 1020 kg, pa dokumente përcjellëse mbi prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale në bashkëpunim edhe me prokurorinë e shtetit, ndërsa automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuesteuar dhe dërguar në terminalin doganor përkatës”, thuhet më tej në njoftim. /Telegramnews/