Pacolli: Kam ushtruar padi ndaj kryetarit të LDK-së dhe ndaj disa deputetëve

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj një numri të madh të njerëzve, përfshirë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe një numri të deputetëve.

Ajo tha se këto padi i ka bërë për dy raste, për të cilat, ajo thotë se është akuzuar se kinse ka interferuar që t’i ndahet një grant vëllait të saj kur ka aplikuar për subvencione, si dhe një vendim për të cilin e mori motra e saj që punon në Gjykatën Komerciale.

“Kam ushtruar padi ndaj kryetarit të LDK-së, ndaj disa deputetëve të LDK-së, edhe ndaj disa gazetarëve. Poashtu, jam në proces të ushtrimit të padisë ndaj diku 15 personave që janë fytyra publike edhe personazhe të mediave të ndryshme këtu në Kosovë, të cilët më kanë sulmuar për rastin e fundit”.

“Pra për të dyja këto, për rastin e parë i jam drejtuar gjykatës, dhe për këtë rastin e fundi do t’i drejtohem gjykatës, sepse është shumë e padrejtë që të sulmohem dhe të etiketohem pa ndonjë arsye”, ka thënë Pacolli, në DPT te Fidani të Klan Kosovës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews