Presidentja Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C., ka takuar Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.
Kështu ka njoftuar Presidenca përmes një njoftimi ku thuhet se Osmani e ka përgëzuar atë për emërimin e tij dhe ka thënë se “Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës”.
“Presidentja Osmani ka shtuar se pret që të bashkëpunojnë ngushtë për të forcuar më tej lidhjet mes dy shteteve”, thuhet në njoftim./TelegramNews.com./