Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim Anzej Franges, dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor.
Takimi përfshiu diskutime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dialogun me Serbinë, si dhe raportet bilaterale Kosovë-Slloveni.
Osmani vlerësoi se Sllovenia është një mik dhe aleat i rëndësishëm i Kosovës, dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Ajo gjithashtu theksoi nevojën për vazhdimin e mbështetjes së Sllovenisë për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare të tjera.