Shefi i ri i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav gjatë ditës së sotme ka vizituar veriun e Kosovës, shkruan Telegram News.
Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se ambasadori Orav ka thënë se do të punoj që zotimet e Kosovës ndaj komuniteteve të realizohen plotësisht.
Njoftimi i plotë pa ndërhyje:
“Ambasadori ynë, Aivo Orav, ka vizituar sot veriun e Kosovës, ku ka zhvilluar takime të veçanta me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile nga komuniteti serb i Kosovës. “Jam i përkushtuar të punoj ngushtë me homologët për të siguruar që zotimet e Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve të zbatohen plotësisht”, thuhet në njoftimin e BE-së në Kosovë./Telegram News.