Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav është takuar me ambasadorin jorezident të Irlandës, Ragnar Almqvist.
Sipas njoftimit në X, Orav tha se ata kanë biseduar për sigurinë në Kosovë.
“I lumtur që takova personalisht ambasadorin jorezident të Irlandës, Ragnar Almqvist. Ne patëm një bisedë produktive për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë. Mezi presim të punojmë së bashku”, ka shkruar ambasadori.
Me Almqvist është takuar edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.