Nuk kalon propozimi i LDK-së për tërheqjen e Projektligjit për KPM-në

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe juristja e medias, Flutura Kusari kërkuan nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje që sot mos të miratohet në lexim të dytë Projektligji për Komisionin e Pavarur të Medias. Ata thonë se miratim i këtij ligji është përpjekja më serioze për të goditur dhe disiplinuar mediat si dhe do të ndikojë në pluralizmin e tyre.

E kundër këtij Projektligji dolën edhe partitë opozitare të cilët në seancën e Kuvendit kundërshtuan votimin e  këtij Projektligji. Madje deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj propozoi që ky projektligj të tërhiqet.

Por që ky propozim nuk gjeti mbështetjen e shumicës parlamentare.

Në sallë ishin të pranishëm gjithsej 77 deputetë, Për votuan 25 deputetë, kundër ishin 50  derisa 3 abstenuan

“Propozimi që të tërhiqet Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave nuk kalon”, tha Enver Hoxhaj./Telegrami

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews